Partia Socialiste e Shqipërisë ka nxjerrë emrat që do ta përfaqësojnë në komisionin për reformën e re zgjedhore.
Ata janë Damian Gjiknuri bashkëkryetar, Klotilda Ferhati anëtare, Blerina Gjylameti anëtare, Toni Gogu anëtar, Ermonela Felaj anëtare, Klevis Xhoxhi anëtar, Arben Pëllumbi anëtar dhe Blendi Klosi anëtar.
Ajjo që bie në sy është se Komisioni do të ketë për kryetar Damian Gjiknurin, që Lulzim Basha dhe e ka akuzuar më herët për manipulim dhe vjedhje të votave në Dibër.
Gjithashtu Basha dhe të tijtë patën kërkuar dënimin e Damian Gjiknurit, kur doli në përgjimet e BILD.
Kujtojmë se në 2019, Partia Demokratike prezantoi programin me pesë pika për zgjidhjen e krizës politike dhe një ndër pikat e saj kërkonte largimin e Damian Gjiknurit.
“Asnjë komision parlamentar, i drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore”, thuhe në një nga pikat programit të PD-së së 2019-së.