Të gjithë personat të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të kenë me vete certefikatën e vaksinës.
Këtë lajm e ka bërë me dije vete aeroporti “Nënë Tereza” përmes një postimi në rrjetet sociale, ku gjithashtu shton se personat të cilët ende nuk kanë marrë dozat e vaksinës anti-Covid, mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë me një test PCR vetëm për arsye të rëndësishme.
Njoftimi i plotë:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë
Të gjithë përsonat që udhëtojnë nga Tirana International Airport mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm në qoftë se janë të pajisur me çertifikatën e vaksinës.
Personat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë me PCR vetëm për arsye të rëndësishme.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Tirana International Airport