Finalja e Big Brother Vip dhe shpallja e Ilirit si fitues i çmimit të madh prej 100.000 eurosh është shoqëruar me shumë polemika dhe pakënaqësi nga shumë banorë dhe finalistë.
I pari që shfaqi pakënaqësi ishte Donaldi i cili doli në vendin e dytë dhe menjëherë pas kësaj vendosi të distancohej nga TopChannel dhe shumë më tepër se kaq.
Ai nuk mori pjesë në festën “after party” të Big Brother Vip pas finales, fshiu nga Instagrami promon e emisionit të ri që do fillonte me vëllain e tij Romeon në TCH, hoqi nga Instagram Arbanën, Lorin dhe Sara Hoxhën. Por sikur të mos mjaftonte kjo, pakënaqësia e tij u duk edhe ditën e djeshme kur po regjistrohej Post BBV pasi ai nuk mori pjesë.
Në lidhje me këtë pakënaqësi të Donaldit, konflikt dhe marrje haku mes tij dhe producentëve të BBV ka reaguar para pak minutash Arbana Osmani.
Në një postim në Instagram, Arbana ka shkruar se ky konflikt nuk ka ekzistuar kurrë, teksa vijon duke falënderuar çdo konkurrent, aq më tepër Donaldin, pasi sipas saj, ai ka dhuruar emocione pa fund.