Mar shkas të shkruaj këtë artikull bazuar në dy ngjarje të fundit të ndodhura në fushën e drejtësisë me përmbajtje tërësisht tëndryshme, ku njëra na u shfaq si e bukur por që pati një reagim “galopant” nga çdo instrument e më gjërë dhe një tjetër na u shfaq si i korruptuar por që pati një reagim thuajse inekzistent.
Rreth 3 javë më parë u shfaqën në median e shkruar dhe vizive disa video të regjistruara në makinë apo në zyrë të gjyqtares sëElbasanit Enkeleda Kapedani. U bë nami, mori flakë vendi…. Nuk mbeti televizion dhe gazetë pa e publikuar. Për rreth 10 ditëvideot e kësaj gjyqtare ishin lajmi i parë. Ishte tema e ditës nëçdo emision qoftë ai emision politik, sportiv, social-kulturor etj. Menjëherë pas publikimit të tyre pati reagim nga ILD ku njoftonte nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj dhe të nesërmen kërkuan pezullimin dhe shkarkimin e saj. Ministrja e “Zhdrejtësisë” reagoi menjëherë në media duke i cilësuar videot si të pakomentueshme dhe kërkoi hetimin e saj pasuror. KLGJ duke caktuar një precedent te rrezikshem për të gjithë sistemin gjyqësor vendosi pezullimin e saj pa asnjë bazë ligjore. Media që me shume merrej me faktin që ajo 18 vite më parë kishte marrë pjesë në një konkurs bukurie dhe jo me faktin se si kishte arritur ajo të bëhej gjyqtare e më tej kryegjyqtare, çfare shkollimi kishte dhe çfare filtrash kishte kaluar për të arritur deri aty. Por jo, media preferoi të analizonte pjesën e bukurisë së saj dhe të paragjykonte çdo aftësi tjetër të gjyqtares, për të cilën kam dëgjuar se është diplomuar me rezultatet më të larta dhe se është ndër më të aftat në sistemin e drejtësisë. A hetoi njëri lidhur me këto fakte? Me siguri jo, pasi ashtu ishte planifikuar që ti servirej popullit nga “armiqtë” e saj. Ah se harrova tëpërmend turmën e tërbuar të njërëzve të papunë dhe tëpashkolluar të cilët nuk kanë asnjë angazhim tjetër në jetëpërveçse të merren me jetën e të tjerëve, të shkruajnë ndonjë koment ku vjellin vrerin e tyre, e sidomos kur ata tjerët kanëpamje, prezencë, përgatitje, aftësi etj… fundja populli thotëpema me kokrra gjuhet, apo ajo shprehja tjetër që goditet ai/ajo të cilës do doje ti ngjaje por zoti stë ka bekuar ti kesh ato qëai/ajo ka.
Deri këtu duket sikur çdo gjë është normale dhe gjëja ka ndjekur rrjedhën e vet.
Por dje rastësisht më kapi syri një lajm diku nga orët e para të paraditëse, nga mbasditja ishte ulur ndër lajmet e fundit e nga darka nuk po arrija ta gjeja dot më. Bëhej fjalë për arrestimin e një prokurori të Sarandës Sali Hasa i cili sipas një njoftimi tëSPAK dukej se kishin një mori provash kundër tij për raste korrupsioni të kryera prej tij. Me kërshëri po prisja reagimin e medias pwr ta kryqezuar, të turmës së tërbuar popullore per te vjell vrerin e akumuluar nga jeta etyre boshe, të ILD për të nisur hetimin disiplinor dhe për të kërkuar pezullimin dhe shkarkimin e tij në kohë rekord, të ministres së “zhdrejtësisë” e cila foli gjatë dje në media për arritjet e reformës ne drejtesi, por qëkorrupsioni i këtij prokurori nuk e kishte turpëruar aspak sa bukuria e gjyqtares. Po prisja që ta kryqëzonte por jo…. Si për çudi as nuk e përmendi farë në fjalën e saj. Mesa duket rastet e korrupsionit nuk i bëjnë përshtypje kësaj ministruçe pasi fjala korrupsion është fjala më e përdorur në repertorin e saj tëpërditshëm, e si mund të çuditet ajo?
Prisja që darka të ishte e mbushur me emisione televizive, talkshaw, komente nga nivele të ndryshme, të ftuar të niveleve tëndryshme të cilët “japin mend” sa herë i kërkohet. Por jo… nuk pati asnjë reagim, fare, aspak. Asnjë media nuk e kryqëzoiprokurorin e korruptuar, as turma e tërbuar popullore nuk donte “gjak” këtë herë, as ILD dhe as ministres së “zhdrejtësisë” nuk i bëri fare përshtypje korrupsioni, se sa i bëri fustani i gjyqtares nëjetën e saj private. Jo më kot gjyqtarja gjatë fjalës së saj nëKLGj u shpreh “Kjo situatë mori përmasa të tilla vetëm sepse ka qenë e qëllimshme dhe e sinkronizuar, për të dëmtuar jo vetëm imazhin tim si femër, si vajzë, si motër, si bashkëshorte, si nënë, por kryesisht për karrierën time profesionale. Të tilla reagime nga media, publiku dhe nga intitucionet nuk ka patur as në ato raste kur gjyqtarët janë ndaluar për kryerjen e një vepre, ose më saktë për veprën penale të korrupsionit.”
Ndodhi që shumë shpejt u provua pretendimi i gjyqtares, pasi sikur të kishte parandjerë ndodhi rast korrupsioni në radhët e drejtësisë dhe askush nuk reagoi. Një reagim disporpocional midis rastit të vidiove dhe rastit të korrupsionit. Mos vallëmesazhi është o njërëz të veshur me petkun e drejtësisë “shiteni” drejtësisë si dhe sa të doni se nuk ju prek kush, vetëm mos filmoni veten tuaj se morët veten më qafë. Çfarë paradoksi!!!!! Çfarë shoqërie!!! Çfarë shteti!!! Çfarë institucionesh tëdrejtësisë së re!!! Mesa duket këto institucionet e reja qënkan krijuar për ti ruajtur gjyqtarët dhe prokurorët në jetën e tyre private, ndërsa gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre mund tëbëjnë çfarë të duan, të shesin e të blejnë drejtësisë sipas qejfit tëtyre, se nuk i ngacmon kush.
Pas shumë mendimesh dhe analizash arrij një një konkluzion tëqartë, gjithë sulmi ndaj gjyqtares së Elbasanit ka qenë imirëorganizuar dhe i sinkronizuar. Të gjitha mediat janëfinancuar mjaftueshëm për ta mbajtur në faqet e tyre të para për mbi 10 ditë, për të krijuar emisione televizive me temë ditë“Bukuria e Kryegjyqtares se Elbasanit…”, për të komentuar e për të ngjallur më pas reagimin popullor e në vijim atëinstitucional të cilët vetëm mbi bazën e ligjit nuk reaguan, por mbi bazë frikë nga pushteti i katërt dhe financuesit që qëndronin pas tyre. Po kush vallë pati interes kaq të madh për të organizuar një luftë kaq madhështore kundër saj? Është e qartë që dikush të cilin e ajo e kish penguar donte ta hiqte nga rruga e tij. Është e qartë që është luftuar nga “armiq të pakënaqur” për ti shkatërruar asaj karrierën. Por kush vallë? Me siguri këtë mbetet ta zbulojë zonja në fjalë, edhe pse dyshimet mund të jenë tëqarta edhe për lexuesin mesatar të këtij artikulli.
E mbyll këtë shkrim me përshtypjet më të çuditshme të cilat vetëm në një vend si Shqipëria mund të ndodhin. Në fund çdo gjyqtar/prokuror do i bëj pyetje vetes: Cili veprim është i lejuar dhe cili i ndaluar? Mjafton të mos vishemi bukur dhe të mos bëjmë video përndryshe media në kryqëzon, ILD dhe KLGJ na pezullon dhe na shkarkon, por mund ta shesim drejtësinë pasi as media na përflet përveç 2 gisht lajm në çastet e para, as ILD dhe as KLGJ na pezullon dhe as na shkarkon në kohë rekord.
Kjo është Shqipëria, vendi ku çuditë nuk kanë të sosur, vendi ku drejtësia e “bukur” e humbet luftën ndaj drejtësisë së“korruptuar”.p