Punëtorët e inceneratorit në Elbasan po zhvillojnë protestë për të dytën ditë radhazi në ambientet e punës.
Punonjësit pretendojnë se prej dy muajsh nuk janë paguar nga shoqëria koncesionare.
Ata kanë bllokuar edhe hyrjen për në ambientin e depozitimit të mbetjeve, dhe thonë se nuk do të lejojnë makinat që sjellin mbetjet të futen brenda.
Kujtojmë këtu se para pak kohësh ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar pas një hetimi të SPAK, për inceneratorin e Elbasanit.
Si dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, dhe Klodian Zoto, personi që ka ndërtuar inceneratorin nëpërmjet kompanisë së tij ITS.