Home Kryesore E fundit/ Një kryebashkiak dhe një ministër në prag të arrestimit nga...

E fundit/ Një kryebashkiak dhe një ministër në prag të arrestimit nga SPAK

968
0

Nuk ndalon denoncimi që po i bën PD-ja, e kryesuar nga deputetja Jorida Tabaku te komisioni parlamentar hetimor, për inceneratorët.

Flitet për 430 milionë euro që është projekti nga buxheti i shtetit, e ku afro 110 milionë euro janë paguar deri me sot, sipas Jorida Tabakut. Ndërkohë kryetari i PD-së Lulzim Basha thekson se megaeferë korruptive nuk mund të kryhej pa lejen e kryeministrit Rama.

Në fillim ka qenë LSI me anë të Monika Kryemadhit dhe me pas gjatë fushatës elektorale doli presidenti Meta duke publikuar dokumenta të kësaj afere.

Ndërkohë pritet të dalin para komisionit hetimor parlamentar gjatë javës së ardhshme si kryeministri Rama, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi, zv/kryeministri Arben Ahmetaj, Lefter Koka, ish-ministri Damian Gjiknuri, kryebashkiakët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, por edhe disa zyrtarë të tjerë.

Publiku është mbushur me fakte dhe irritim.

Nga SPAK mësohet se janë përgatitur prangat për një kryebashkiak dhe një ministër të mazhorancës, ndonëse po bëhet luftë e madhe brenda mazhorancës që ministri të  mos merret nga SPAK, por po mundohen ta konvertojnë me një zyrtarë tjetër të lartë që nuk ka imunitet.

Për kryebashkiakun nuk ka imunitet ligjor, pra arrestohet, kurse për ministrin do të kërkohet heqja e imunitetit parlamentar dhe me pas arrestimi. Gjithnjë kjo skemë nëse SPAK nuk merr kupolën e hartimit të letrave në qeveri, ku natyrisht nuk futet Edi Rama, pasi ai nuk ka firmë në asnjë dokument.

Kryeministri Rama ka deklaruar se “kushdo ka shkelur ligjin të mbajë përgjegjsi personale’.

Pas këtyre arrestimeve për inceneratorët, SPAK-u do fillojë arrestimet nga radhët e opozitës për dosjen e CEZ-it, ku sa herë ta shkundesh atë “thes” nxjerr pluhur!

Kronikë e konferencës për shtyp të Jorida Tabakut (e dielë, 20 shkurt 2022):

Sot, kryetarja e Komisionit hetimor për inceneratorët, nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ka nxjerrë sot grafikun që tregon skemën korruptive të pagesave të inceneratorëve.

“Sot para syve të të gjithë shqiptarëve është fakt korrupsioni galopant dhe afera më e rëndë e këtyre 30 viteve. Përkundër strategjive të shtetit shqiptar, përkundër rekomandimeve të KE, qeveria vendosi një ditë papritur se incenerimi do të jetë forma që do të zgjedhim për menaxhimin e mbetjeve. Raporti i KE thotë qartë në 3 vite më pas, ndërtimi i një inceneratori i ri, përveç atyre dy ekzistues vendos shqetësime shumë të mëdha në lidhje me zbatimin e legjislacionit të BE-së. Është përsëritur dhe nga BB. Shqipëria nuk i ka kapacitetet për 3 inceneratorët. Inceneratori i Elbasanit dhe kur ka punuar se tani nuk punon, ka punuar me 11% kapacitet.

Kush e ruan buxhetin e shtetit nga risku që ti i hapesh kontratave publike në nivel qendror dhe lokal. Sot kanë detyruar bashkitë e vendit të rrisin tarifat e pastrimit. Inceneratori i Fierit nuk punon, për Tiranën e keni parë. 100 mln euro për asgjë.

Pagesat që kanë ardhur nga librat e blerjeve të kompanive tregojnë se të tre inceneratorët kanë paguar veten, një grup kompanish të tyre. Kjo është një skemë piramidale për të fshehur se ku shkojnë realisht paratë. Lefter Koka ishte koka e turkut se ia çonte lekët drejtpërdrejt vetes. Këta janë treguar pak më të zotët, ia kanë çuar Zotos dhe Mërtirit dhe pastaj ata paguanin zyrtarët qeveritarë.

Sa ka qenë kosto reale e inceneratorëve?

Çfarë ka ndodhur gjatë javës në komision? Ne kuptuam që shteti financon po nuk kontrollon. Kompania e auditit zotërohet nga Stela Gugallja, shteti lan duart, thotë nuk e di. Kompania e mbikëqyrjes është zgjedhur po nga Klodian Zoto, nuk e njoh fare, po është propozuar nga vetë ai dhe këtë procedurë e ka miratuar shteti. Kush zyrtar shqiptar mban përgjegjësi? Janë 430 mln euro dhe kjo është një shkelje e jashtëzakonshme.

Çfarë kemi provuar me dëshmitarët të cilët kanë qenë në grupin e administratorëve? Është një grup prej 10 personash që njihen që në 2010 me kompaninë H-Communication dhe ky grup 10 personash të punësuar në kompani të ndryshme të Zotos e Mërtirit dhe Gugalljas, kanë marrë përsipër, kanë krijuar kompani, kanë fshehur pronësinë e vërtetë dhe kanë marrë përsipër koncesionin. Ky është një monopol në emër të një individi të vetëm Zoto, mërtiri, Gugallja, 430 mln euro për mbetjet, për dherat dhe trajtimin e çdo mbetjeje në Shqipëri. Së fundmi, ajo që është e rëndësishme për t’u përmendur gjatë dëshmive të javës së kaluar ka lidhje me përgjegjësinë që kanë disa prej zyrtarëve. Ne provuam që autoriteti i konkurrencës deklaroi që procedura prokurim pa shpallje nuk ekziston në Shqipëri. Si mundet të thonë që mban përgjegjësi këshilli i ministrave kolektive dhe asnjë prej ministrave individuale. A e dini që Edi Rama ka frikë t’i firmosë vendimet? I firmos gjithmonë zëvendës kryeministri. Po diku është firma e tij. Por edhe nëse s’ka përgjegjësi ligjore, a ka përgjegjësi morale, politike që ka dalë në mbrojtje të këtyre kriminelëve në kërkim. Ne gjatë kësaj jave me dëshmitarët politikë zyrtarë, do tregojmë përgjegjësinë e tyre individuale. Këtu bëhet fjalë për përgjegjësi individuale. Dëmi është për buxhetin e shtetit Dua të falënderoj një grup zyrtarësh që kanë refuzuar të firmosin dhe që kanë sjellë informacione dhe shkresa që nuk i ka marrë dot komisioni hetimor. Zyrtarisht i kanë hequr disa shkresa nga dosjet, por i kemi marrë pa merak. Ka zyrtarë kurajozë plot administrata publike, do i shikojnë ministrat nesër në komision. Dua të falënderoj dhe një grup gazetarësh që janë përballur me padi”, deklaroi Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here