Home Bota E fundit/ Rusia kërcënon me luftë Britaninë e Madhe

E fundit/ Rusia kërcënon me luftë Britaninë e Madhe

595
0

Në 9 javë luftë me Ukrainën, Rusia ka nisur kërcënimet ndaj Britanisë së Madhe. Pasi kjo e fundit tha se do të mbështeste Ukrainën, nëse vendoste të sulmonte Moskën, ministria ruse e mbrojtjes ka paralajmëruar për një “përgjigje proporcionale” të menjëhershme nëse Britania vazhdon “provokimin e drejtpërdrejtë” për të goditur objektivat në Rusi.

Reuters shkruan se ministria citoi deklaratat e ministrit James Heappey, që thoshte se Britania mbështet trupat ukrainase që kryejnë sulme në territorin rus. Duke folur më herët sot, Heappey tha se “nuk është domosdoshmërisht problem” nëse Ukraina përdor armë të dhuruara nga Britania.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha:

Ne dëshirojmë të nënvizojmë se provokimi i drejtpërdrejtë i regjimit të Kievit nga Londra në veprime të tilla, nëse veprime të tilla kryhen, do të çojë menjëherë në reagimin tonë proporcional. Siç kemi paralajmëruar, Forcat e Armatosura Ruse janë në gatishmëri gjatë gjithë orarit për të nisur sulme hakmarrëse me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi në qendrat vendimmarrëse në Kiev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here