Rusia ka nisur pushtimin e një pjesë të Ukrainës.
Korrospodenti i Guardian në Moskë, Andrew Roth, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar trupat ushtarake që të futen në dy rajonet e Ukrainës që shpallen sot pavarësinë me mbështetjen e Rusisë.
Forcat e armatosura të Rusisë tashmë kanë marrë rrugën për Donetsk dhe Luhansk.
Pamje të tankeve ruse duke marshuar drejt zonave të vet-shpallura si të pavarura brenda territorit të Ukrainës janë publikuar në rrjete sociale.
Në të njëjtat zona, separatistë pro-rusë kanë zbarkuar nëpër rrugë, duke festuar njohjen e pavarësisë nga Rusia.