Një grua në fshatin Pojan të Maliqit ka ndërrruar jetë pasi ishte e infektuar me Covid.
Siç bëhet me dije, gruaja ka ndërruar jetë sepse i duhej patjetër aparati i oksigjenit, por sipas banorëve ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike në këtë zonë ka shkaktuar vdekjen e saj.
Banorët shprehen më tej se ky problem vjen ngaqë linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara.
Prej një jave në këtë fshat mungon energjia elektrike nga ora 18:00-24:00. Banorët po protestojnë tek zyrat e OSHEE-së, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.