Një 65-vjeçar, ka humbur jetën pak orë më parë në zonën e “Ish-parkut” në Tiranë. Policia njoftoi se në trupin e qytetarit nuk u konstatuan shenja dhune dhe ai ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Burime për JOQ ALBANIA, bëjnë me dije se ambulanca që është kërkuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarit është vonuar. Një dëshmitar në vendngjarje shprehet se është dashur një orë që ambulanca të vije.
Ai shkruan:
Kemi pritur 1 or ambulancen dhe erdhi mbasi vdiq nga nji infrakt n zemer ambulanca e ka fajin q iku.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusave, në rrugë ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.