Marrëdhëniet Greqi-Turqi janë në rrugën e gabuar këto kohë.
Situata u tensionua akoma më shumë kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i kërkoi SHBA-ve të mos i shesin Ankarasë avionë luftarakë.
Ditën e sotme presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi kryeministrin grek, se ky i fundit nuk ka respektuar marrëveshjet për të cilat dy vendet kanë rëndë dakord.
Erdogan tha se dy liderët kanë rënë dakord që mos bëjnë deklarata kundër njëri-tjetrit.
Gjatë fjalimit të tij, Erdogani tha se historia do të përsëritet dhe se grekët do të pësojnë të njëjtat gjëra si paraardhësit e tyre 100 vite më parë.
“Unë ju prita dhe ju ofrova ushqim, ne ramë dakord të bisedonim pa palë të treta, por pas 15 ditësh ju shkuat në SHBA dhe folët kundër nesh dhe për avionët F-16. Kur para 100 vitesh paraardhësit tuaj shkuan ta bënin këtë, ju e dini se çfarë u ndodhi atyre, mos vuani të njëjtën gjë”, tha Rexhep Tajip Erdogan.