Home Bota Gjashtë kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës

Gjashtë kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës

413
0

Ndërsa lufta midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon, sot po zhvillohen raundi i katërt i bisedimeve mes dy delegacioneve, për të arritur në një marrëveshje.

Mediat e huaja raportojnë se që nga 14 marsi 2021, civilët e vrarë nga lufta në Ukrainë arrijnë në 636, nga të cilët 46 janë fëmijë sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). 1125 persona të tjerë janë plagosur, 62 prej tyre të mitur.

Edhe pse asnjëra nuk po hap krah për momentin, Rusia dhe Ukraina duan t’i japin fund luftës, raporton AS.

Kërkesat e Putinit për Ukrainën janë: 

1-Mos u anëtarësoni në NATO dhe merrni një pozicion neutral.

2-Rusishtja duhet të jetë gjuha e dytë zyrtare e Ukrainës, ligjet që e ndalojnë atë duhet të hiqen.

3-Njohja e Krimesë si territor rus.

4-Të njohë pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.

5-Çmilitarizimi i Ukrainës dhe braktisja e armëve që mund të jenë një kërcënim për Kremlinin.

6-Ndalimi i partive dhe organizatave ultra-nacionaliste në Ukrainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here