Gramshi u përfshi nga flakët masive gjatë dy ditëve të fundit, ku për pasojë janë djegur mijëra metra sipërfaqe e pyllëzur. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendgjarje për të shuar flakët. Po ashtu deputeti Besian Ajazi bashkë me drejtorin e elektrikut në Gramsh, Enis Zani, dyshja e propagandes Rilindase në qytet, kanë dalë për të parë situatën e zjarreve që kanë përfshirë disa pyje në zonë.
Ndërkohë vëmendjen e ka tërhequr deklarata e një zjarrfikësi, i cili gjatë bisedës me kolegët shpreh dëshirën për të bërë një foto me deputetin. Nga ana tjetër zjarri vijonte të digjte mijëra sipërfaqe, por fotoja me deputetin e zonës duket se ka qenë primare. Se sa me përgjegjësi kryhet puna për shuarjen e flakëve, ju takon juve ta gjykoni…