Deputetja e Lulzim Bashës Grida Duma, ka dalë sot në media duke folur për zgjedhjet e pjesshme vendore, ku nuk ka nguruar të “shpërthejë” në sulme në drejtim të kandidatëve të dalë nga primaret.
Por ndonëse në vitin 2015 kandidoi vetë për kryetare bashkie në Durrës dhe mori në rezultat të ulët, mesa duke Duma e ka për krenari.
Në një intervistë për media, deputetja e Bashës u shpreh se rezultatin e saj nuk e ka arritur asnjë deri tani në qytetin bregdetar.
“LSI po bën detyrën e vet. Ne detyrën e kemi që të mos ndodh ngjarja. Gjasat janë që Luan Hoti të ketë avantazh në këtë garë. Se 21 vite të të majtës nuk ka asnjë diskutim që viti nuk ekziston më. Ta futësh në dhe atë qytete. Nuk ka tokë dhe as nëntokë por vetëm beton. Edhe Bulevardi i Durrësit gjithçka u varros. Apo një projekt i portit të Durrësit. Është pika me nevralgjike e Shqipërinë. Janë 81 hektarë që janë marrë dhe do angazhohem që të kthehen tek qytetarët. Është individi i dikujt. Muka thotë sot që kemi humb Durrësin me Dumën dhe Bashën. Por me Dumën e kanë fituar Durrësin. Sa vota ke marrë. Vjen një kandidat dh të jep aq vota sa nuk i ke marrë kurë. Sot PD nuk i ka marrë bashkë”, tha ajo.