Vendi ynë ditën e djeshme u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në plazhin e Potamit. Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën për shkak të manovrave të rrezikshme me skaf nga komisari Arjan Tase.
Shumë rilindas, deputetë, politikanë e analistë “reaguan” në lidhje me këtë ngjarje duke ju servirur shqiptarëve “shembuj” nga jashtë.
E fundit që ka thënë fjalën e saj rreth kësaj ngjarje të rëndë është bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Delina Fico. Në një postim në Facebook, Fico shkruan se ngjarje si ajo e djeshmja në Himarë ndodhin kudo, në çdo vend të botës.
Postimi i Ficos:
Domethënë ti po thua që në vende të tjera të botës nuk ka fare aksidente automobilistike, vrasje me armë, humbje jete për shkak të dhunës kundër grave, përdhunime, humbje jete për aryse të gabimeve mjekësore dhe as policë të caktuar që shkelin ligjin? Në fakt ka. Lexo gazeta e raporte për Italinë, Spanjën e këdo vend tjetër të botës. Lufta me krimin dhe shkelësit e ligjit është një luftë që bëhet kudo. Nuk kam për të kuptuar kurrë këtë dëshirën për gjykime ekstreme që nisen nga një premisë e pavërtetë sikur vetëm në Shqipëri ndodhin fatkeqësi e krime të caktuara.