Home AKTUALITET Horror në Greqi, tezja shqiptare hedh nga ballkoni nipin dhe mbesën e...

Horror në Greqi, tezja shqiptare hedh nga ballkoni nipin dhe mbesën e mitur

782
0

Mbarë Greqia është tronditur nga ngjarja shokuese që është regjistruar ditën e sotme në Egaleo ku tezja shqiptare ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën 2 dhe 5 vjeç dhe më pas është vetëhedhur.

Për fat të mirë fëmijët  dhe tezja janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

“Tezja na hidhu nga ballkoni”, bërtisnin duke qarë fëmijët.

Fqinjët që dëgjuan fëmijët duke qarë dhe bërtitur dolën nga banesat e tyre dhe panë dy fëmijët të shtrirë në tokë dhe tezen duke tentuar të hidhet nga ballkoni.

Fëmijët na thanë: “ Tezja na hodhi nga ballkoni Unë dola duke dëgjuar fëmijët që qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste ”, tha për protothema.gr një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët e mitur të familjes .

“ Fëmijët bërtisnin, ne dolëm dhe pamë tezen duke hedhur vazot me lule nga ballkoni, fëmijët në rrugë dhe ajo që po përpiqej të binte poshtë. Nuk arritëm ta ndalonim dhe ajo ra”, tha një fqinj tjetër për protothema.gr.

Nuk dihen arsyet që shtynë tezen të hedhë nipin dhe mbesën nga ballkoni

Sipas informacioneve të para, shqiptarja që hodhi nipin dhe mbesën nga ballkoni po qëndronte në shtëpinë e motrës së saj, në Egaleo. Pasi ka hedhur fëmijët nga ballkoni ajo është vetëhedhur.

Nëna e fëmijëve, e cila në momentin tragjik ndodhej brenda në shtëpi, është në gjendje shoku, ndërsa fqinjët kanë lajmëruar babanë e fëmijëve, i cili ishte në punë. Me të mbërritur në vendngjarje ambulanca ka marrë fëmijët e plagosur dhe tezen e tyre dhe i ka transportuar në spital.

Dy fëmijët e mitur janë shtruar në spitalin pediatrik, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tezja ndodhet ndodhet në një spital tjetër ku po merr trajtim mjekësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here