Pas shpërthimit të eksplozivit, Armand Duka ka mbërritur në shtëpinë e tij në Durrës. Ai ka folur për mediat dhe tha se nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë është vënë re se një person me kapuç u afrua te porta. “Jam shokuar, nuk e kam idenë. E ka dëgjuar gjithë Durrësi, kanë vendosur dinamit te dera e shtëpisë. Në banesë ka qenë familja ime. Nuk kemi dëmtime në njerëz, porta është goxha larg nga banesa. Shpërthimi ka qenë goxha i madh. Kamerat e shtëpisë dhe ato të rrugës i kanë filmimet e personit që e ka vënë. Një njeri me kapuç, i cili është afruar te porta dhe ka vënë dinamitit tek ai mekanizmi që hap e mbyll portën dhe është shpërthyer”-tha ndër të tjera kreu i FSHF në deklaratën për mediat.