Home Showbiz Iliri fitues i BBV, mediat italiane flasin për të me krenari

Iliri fitues i BBV, mediat italiane flasin për të me krenari

577
0

Të premten mbrëma Ilir Shaqiri fitoi edicionin e parë të Big Brother Vip dhe çmimin prej 100.000 eurosh. Fitorja e tij ngjalli shumë debate te audienca e cila ishte ndarë në dy grupime, ata që mbështesnin balerinin e njohur dhe ata që mbështesnin Donaldin. Por pavarësisht të gjithave ai arriti të fitonte dhe fitorja e tij ka bërë bujë të madhe edhe te mediat italiane, pasi Iliri prej më shumë se 20 vitesh jeton dhe punon atje. “Askanews” shkruan se në momentin që Iliri fitoi ai mbante në duar jastëkun e vajzës së tij kjo për të shprehur dashurinë e madhe për familjen.

Iliri fitues i BBV, mediat italiane: Ka luajtur në mënyrë korrekte dhe të pastër, bëri krenare edhe Italinë

Pjesë nga artikulli i “ASKANEWS“:

Sytë e tij ishin te bashkëshortja Emanuela dhe vajza Emily, kur Ilir Shaqiri fitoi Big Brother Vip shqiptar. Jastëku me imazhet e tyre që Iliri mbante në duar pak çastet para se moderatorja Arbana Osmani të shpallte se kush kishte triumfuar në programin e famshëm të Top Channel, shprehte gjithë dashurinë që balerini ka ndaj familjes së tij.Dhe pikërisht me atë dashuri pushtoi publikun e Atdheut të tij, të cilën e shpërbleu duke e bërë deri në fund, pa rrezikuar asnjë konkurrent tjetër. Në formatin shqiptar të Gf Vip, Ilir Shaqiri ka luajtur gjithmonë në mënyrë korrekte, të pastër, duke demonstruar shumë nga veçoritë e tij për publikun. Nga kërcimi, që e bëri të famshëm këtu në Itali kur u bë një nga kërcimtarët profesionistë të “Amici” të Maria De Filippi dhe “Buona Domenica” të Maurizio Costanzo (të dyja në Canale 5), te edukimi, respekti.

E kemi parë të qeshë, të qajë, të emocionohet, të zemërohet dhe madje të kënaqet. Publiku masiv e ka zgjedhur gjithmonë si lider, si të preferuar. Duke e shpëtuar nga ato nominime të cilat kishin ndodhur për strategjitë e lojës së garuesve të tjerë, të cilët që në fillim e kishin kuptuar se Shaqiri e kishte fitoren në xhep që në momentin e parë kur filloi programi. Kënaqësi e madhe edhe për bashkëshorten e tij, ish-aktoren Emanuela Morini e cila ishte në studio për të ndjekur finalen dhe e cila ka bërtitur nga gëzimi në momentin e shpalljes.

Ilir Shaqiri ka bërë krenare edhe Italinë, e cila e pagëzoi në fillimet e karrierës dhe që sot e pret krahëhapur për ta festuar këtë sukses në Big Brother Vip shqiptar.Iliri fiton gjithashtu çmimin në para për një vlerë prej 100 mijë eurosh, një pjesë e të cilit do të dhurohet për bamirësi sipas metodave të zakonshme origjinale të parashikuara nga formati. 50% e shumës do t’i dhurohet Fondacionit “Dritan Hoxha”, i cili synon të kontribuojë në një shoqëri shqiptare të orientuar drejt kulturës, artit, komunikimit, zhvillimit të medias, përmes talentit dhe inovacionit, veçanërisht nga të rinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here