Aktori Donald Veshaj ka qenë një nga personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Lidhja e tij me moderatoren Bora Zemani ishte kryefjala në çdo media rozë. Por pas lidhjes së Donaldit me Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë, trekëndëshi i formuar krijoi shumë zhurmë.
Pas daljes nga Big Brother Vip, Donaldi e shkëputi lidhjen me Beatrix, ndërsa kujtimet me Borën duket se i ka të paharruara.
Ditën e sotme, ai ka publikuar një këngë me titullin “Nuk je”. Me tekst të shkruar nga ai vet, kënga duket qartë që është një dedikim për moderatoren. Mes rreshtash, Donald thotë:
“Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot, më thuaj ti të lutem më thuaj pse, shikimin që ti kishe jo më nuk e ke, ja ku më le dhe as mbi re”.
Por një detaj i veçantë në klipin bardh e zi është numri 5 në fund të këngës.
Ky numër nuk është i rastësishëm për çiftin Donald-Bora. Në këtë datë, ata janë njohur me njëri-tjetrin. Madje, kur aktori ishte në shtëpinë e Big Brother, në datën 5 dhjetor i dhuroi moderatores një varëse dhe një pako me biskota.