Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka shkuar mëngjesin e kësaj të hënë në SPAK.
Bëhet me dije se Tabaku do të zhvillojë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.
Ky takim vjen në një kohë teksa vijon komisioni parlamentar hetimor për aferën e inceneratorëve, ku Tabaku është kryetarja e komisionit hetimor parlamentar.
Kujtojmë që dje kreu i PD, Lulzim Basha tha se SPAK po kërcënohet, teksa u shpreh se SPAK duhet të vijojë me punën pasi ka mbështetjen e SHBA dhe BE.