Home Kryesore “Kemi bërë gabim, na falni”/ Kryemadhi tregon ku shkuan paratë e shqiptarëve

“Kemi bërë gabim, na falni”/ Kryemadhi tregon ku shkuan paratë e shqiptarëve

916
0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj sot në Kuvend është ndalur tek kriza ekonomike.

Ajo theksoi se paratë e shqiptarëve, Qeveria i ka dërguar tek inceneratorët dhe koncesionet.

Po ashtu ajo “këshilloi” politikanët të pranojnë gabimet dhe të kërkojnë falje dhe jo të vazhdojnë të gënjejnë qytetarët.

“Një nga kolegët përmendi çështjen e pandemisë, tërmetit, por nga ajo që po kuptojmë është se të dyja jo vetëm që nuk ka pasur asnjë efekt të qytetar, por i kanë kthyer në skllevër të lëmoshës, po në një pastrim parash të grupeve kriminale, shiko kontraktorët dhe nënkontratorët e rindërtimit, të kuptosh se çfarë është paketa e rezistencës sociale, apo cimet e naftës, atë që shohim në lajme, se kush janë partnerët strategjik për turizmin, edhe sot që ne flasim për rezistencë, nuk është gjë tjetër veçse kapitullimi i plotë i tyre, më erdhi një video nga Dubai, për EXPO me vizitën e famshme, ku nuk pashë një fytyrë që vuante luftën e Ukrainë, apo cimet, po një ekzaltim të jashtëzakonshëm, është me rëndësi që të paktën edhe për moral politik, do ishte më e ndershme të mos tallemi me qytetarët. Paratë e shqiptarëve shkojnë për inceneratorë, për koncesione. Kanë bërë shitje energjie, për tiu bërë ndere miqve apo për afera.

Jam e bindur se qytetarët e kuptojë fare mirë kur iu themi kemi bërë gabim e na falni, sesa kur tentojmë ti gënjejmë.

Kur gënjeshtra kthehet në sëmundje shpagimi është më i madh.”- tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here