Janë gjashtë deputetë demokratë që janë shprehur kundër vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.
Vendimi i Bashës një ditë para seancës së parë plenare, vjen pas shpalljes së Berishës non-grata nga SHBA me akuza të rënda të korrupsionit dhe pengimit të drejtësië.
Por vendimi i Bashës nuk ka qenë i dakortësuar me demokratët. Kanë qenë gjashtë deputetë që e kanë kundërshtuar, madje duke shkaktuar edhe debate të forta dhe me zë të lartë brenda selisë së PD.
Ata janë: Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Oerd Bylykbashi.