Ish-Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me shoqatën “Durrësi”.
Takimi pritet të mbahet në orën 11.00 në Durrës.
Në fokus të bisedimeve do të jenë zhvillimet për Portin e Durrësit.
“Sot, e mërkurë, me datë 16 shkurt, në ora 11:00, lideri historik i Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Z. Ardian Muka zhvillojnë një tryezë të rrumbullaktë me shoqatën “Durrësi”. Në fokus të bisedimeve do të jenë zhvillimet e Portit të Durrësit”, njofton Komisioni i Rithemelimit.
Dje Berisha zhvilloi takime me qytetarë të Shkodrës.