Home AKTUALITET Kosova kërkon anëtarësim URGJENT në NATO, Vuçiç: Ne do të mbrojmë integritetin...

Kosova kërkon anëtarësim URGJENT në NATO, Vuçiç: Ne do të mbrojmë integritetin territorial

2043
0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas kërkesës së Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Vuçiç tha se nëse vendet e Bashkimit Europian marrin një vendim të tillë, “Serbia do të mbrojë integritetin territorial”, ku sipas Kushtetutës së Serbisë, pjesë e territorit është edhe Kosova.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e djeshme, kërkoi anëtarësim të menjëhershëm të Kosovës në NATO, çka do të sillte forcimin e stabilitetit në rajon. Mehaj gjithashtu i propozoi SHBA-së të ndërtojnë një bazë ushtarake të përhershme në Kosovë.

Në një intervistë për RTS-në serbe, Vuçiç tha se në fakt, kërkesa e bërë nga Mehaj, është ide e SHBA-së.

“Nuk është ide e re. Për herë të parë e kam dëgjuar para disa muajve, kjo nuk është ide e shqiptarëve të Kosovës, kjo është ide e politikanëve të SHBA-së”, tha Vuçiç. “Me këtë duan të shtyjnë katër anëtarë të BE-së që janë pjesë e NATOS-s të njohin pavarësinë e Kosovës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here