Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama, ka dhënë alarmin se jemi në krizë ekonomike. Pas këtij alarmi çmimet e të gjitha produkteve u rritën njëherësh.
E gjitha kjo situatë çoi në reagimin e qytetarëve. U duk sikur kryeministri reagoi dhe ngriti një bord për transparencën për të përcaktuar çmimet.
Por, sërish rritjet janë prezente.
Dje Rama u shfaq në markete, duke inspektuar çmimet dhe si për ironi përballë kësaj krize që ai i mëshon fot, kishte veshur me një pardesy që kushton jo pak por mbi 3 mijë dollarë.
Pardesyja që mbante veshur Rama nga firma Yamamot, me ulje 25 përqind, kushton mbi 3 mijë dollarë, ndërsa çmimi i saj i mëparshëm shkon në 4 319 dollarë.