Home POLITIKE Kryemadhi injoroi Bashën në Kuvend/ LSI pranon përçarjen me PD

Kryemadhi injoroi Bashën në Kuvend/ LSI pranon përçarjen me PD

872
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ndryshe njihet si deputeti 360 votash, ka thënë se LSI nuk do të bëjë përpjekje për të krijuar grup parlamentar, pasi mjafton që janë në Kuvend.

I ftuar në një emision në News 24, Vasili është pyetur rreth përçarjes me PD dhe përse kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk takohet me Bashën.

Kujtojmë se Kryemadhi e injoroi Bashën në Kuvend, teksa ai fliste.

Unë nuk di që të ketë pasur asnjë lloj takimi të partive opozitare pas zgjedhjeve. Nuk kam parë asnjë njoftim publik që të ketë pasur takim të një formati të dikurshëm opozitar”, ka thënë Vasili, duke lënë të kuptohet se është marrëdhënia LSI-PD nuk ka funksionuar pas zgjedhjeve.

A besoni në pazare të mundshme Rama-Basha? Ka qenë një tjetër pyetje drejtuar Vasilit i cili ka thënë se iu beson vetëm gjërave trasparente, duke pranuar kështu se ka dyshime për pazare Rama-Basha.

 Unë kam vetëm një kriter, që nuk e negocioj, që çdo çështje që zhvillohet në tryezë, ka një zgjidhje, në të kundërt, çdo çështje që zhvillohet jashtë kornizës së transparencës, nuk do të jetë kurrë një zgjidhje. Transparenca duhet të jetë parësore”, është shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here