Home Kryesore Kryemadhi: Nuk kam bërë operacione plastike, bukurinë ma ka falur nëna

Kryemadhi: Nuk kam bërë operacione plastike, bukurinë ma ka falur nëna

842
0

Monika Kryemadhi, ka reaguar pas artikullit në një media austriake ku ajo akuzohej për operacione plastike. E ftuar në Syritv, Kryemadhi tha se ajo “akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna”, pra duke mohuar që të ketë bërë ndërhyrja estetike për të përmirësuar pamjen e saj.

Monika kryemadhi tha:

Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me drogëra as me alkool. Acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tëtrheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë. Prandaj ata që kanë shkruajtur artikullin të rinë rehat sepse Monika Kryemadhi është në genetikisht shumë në formë. Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një proces që nuk e fsheh dot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here