Home Bota Kryeministri goditet me gurë gjatë fushatës

Kryeministri goditet me gurë gjatë fushatës

405
0

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është përballur me një situatë të rëndë, pasi është goditur me gurë nga protestuesit gjatë një ndalese të tij në fushatë. Ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit me gurë, por nuk u plagos.

Trudeau bëri thirri për zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar shumicën për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë. Fushata e tij është prishur nga demonstratat kundër vaksinës Covid-19 dhe kufizimeve të tjera.

Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë aktivitetit. Duke folur me gazetarët në aeroplanin e tij të fushatës pas incidentit në Londër, Ontario, Trudeau tha se ai mund të jetë goditur në shpatull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here