Elbasani ishte ndalesa e radhës e turit të falenderimit të kryeministrit Edi Rama pas fitores së thellë më 14 maj. Në fjalën e tij, drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se fitorja në këtë qark ishte e pastër.
Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha u shpreh falënderues për të gjithë votuesit e Librazhdit për besimin dhe rezultatin e thellë prej 74.4 %.
“Përshëndetje Librazhdi !
Me shume mirënjohje ju them faleminderit, per mikpritjen tuaj, per besimin qe keni te Partia Socialiste dhe Edi Rama. Me ♥️ ju them faleminderit. Mirënjohje për secilin nga ju ! Faleminderit te gjitheve 🙏”-u shpreh ndër të tjera Mariglen Disha.