Home AKTUALITET Kundërshtoi dhe kanosi policin bashkiak, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Kundërshtoi dhe kanosi policin bashkiak, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

774
0

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë Bashkiake. Ngjarja ndodhi në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. K.

Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi Kujtim Imeri, 46 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”. Policia e Tiranës ka shoqëruar një 15-vjeçar, i cili më 28 prill në rrugën “Loni Ligori”, gjatë një konflikti, ka dëmtuar me mjete prerës një bashkëmoshar të tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 15-vjeçarit dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here