Konferenca e Kryetarëve e drejtuar nga Gramoz Ruçi ka caktuar sot datën, kur do të votohet në Kuvend raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Raportohet se seanca do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 9 qershor, në orën 10:00.
Kujtojmë se pas disa javësh mbledhje provash e faktesh, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga socialistët miratoi raportin për shkarkimin e Metës.
Sipas këtij komisioni, Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.
Për disa javë, Komisioni Hetmor mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkeljet e Presidentit, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga ky i fundit në media apo në rrjetet sociale.