Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha ka filluar menjehërë nga puna. Pas konfirmimit në krye të Bashkisë Disha ka angazhuar punonjësit për pastrimin e qytetit.
Kryeministri Rama si para por edhe gjatë fushatës vuri theksin te pastërtia e qyeteve, mbjedhja e pemeve dhe heqja e plehrave.
Me anë të nje statusi në facebook, Disha shkruan se:
“Vazhdojmë pastrimin ne cdo lagje te bashkise Librazhd.
Punonjësit tanë kanë nisur nga puna për larjen e rrugicave dhe pastrimin e mbetjeve të hedhura përgjatë rrugeve dhe trotuareve.
Mjedisi i pastër është detyrë të cilën ne do ta realizojmë në çdo ditë të vitit” përfundon kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha.