Home POLITIKE Lulzim Basha mbledh Kryesinë e PD-së një ditë para seancës plenare në...

Lulzim Basha mbledh Kryesinë e PD-së një ditë para seancës plenare në Parlament, diskutohet për Berishën?

242
0

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë në orën 18:30 të ditës së sotme në selinë blu Kryesinë e Partisë Demokratike, një ditë para senacës së parë plenare në Parlamentin e Shqipërisë.

Tema më e “nxehtë” për t’u diskutuar në PD është çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA, ndaj Basha do të marrë vendimin nëse Berisha do të jetë ose jo pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Nuk dihet nëse në mbledhjen e sotme do të diskutohet për këtë çështje, apo do të jetë një vendim vetëm i kryedemokratit Basha, pa marrë parasysh mendimin e Kryesisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here