Home AKTUALITET Makina u kthye përmbys në Librazhd/ Tre anëtarë të një familjeje të...

Makina u kthye përmbys në Librazhd/ Tre anëtarë të një familjeje të plagosur

861
0

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Librazhd. Një makinë është kthyer përmbys dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur tre anëtarë të një familjeje. Ata janë dërguar për në spital, dy në spitalin e Librazhdit dhe një në Elbasan. Familja po udhëtonte nga Elbasani. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here