Me një fitore të bindshme Mariglen Disha fiton bashkinë e Librazhdit me 74.45% të votave apo 10.364 vota.
Kandidati i Bashkë Fitojmë, Shefki Cota mori 3.557 apo 25.55% të votave.
Ndërkohë me anë të një statusi në facebook kryetari i ri i Bashkisë Librazhd, falënderoi të gjithë qytetarët për besimin që i kanë dhënë Dishës.
Urojmë që Librazhdi nën drejtimin e Mariglen Dishes të zhvillohet, njësitë administrative votuan një zëri për investimet që kanë munguar prej vitesh.