Home Kryesore Mariglen Disha premton investime të mëdha në njësitë administrative: Do të ndryshojmë...

Mariglen Disha premton investime të mëdha në njësitë administrative: Do të ndryshojmë gjithçka!

408
0

Kandidati i PS në Librazhd Mariglen Disha dita-ditës po kryen aktivitete të ndryshme me qytetarë të Librazhdit dhe njësitë administrative.

Energjia e tij reflekton në çdo takim që z.Disha organizon.

Së bashku më deputetin e zonës Damian Gjiknuri, janë diskutuar për projekte zhvillimore në Librazhd, por fokus edhe për njësitë administrative.

Me anë të një statusi në Facebook Gjiknuri shkruan:

“Me Mariglenin dhe shtabin elektoral të Partisë Socialiste🌹 Librazhd ku diskutuam mbi ecurinë e punës që po kryen ekipi politik, detyrë primare e të cilit është kontakti i pandërprerë me qytetarët para të cilëve dalim ballëlartë falë investimeve të shumta të kryera nga qeveria dhe bashkia.

Votëbesimi ndaj Mariglenit në 14 Maj është zgjedhje për vazhdimin e projekteve zhvillimore dhe transformimin e mëtejshëm të Librazhdit dhe njësive administrative.

#TëBashkuarJoTëNdarë🫶

#ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️🇦🇱

#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️”-shkruan Damina Gjiknuri.

Kujtojmë që Mariglen Disha është një kandidaturë e fortë edhe e dashur për zonën e Librazhdit. Disha vjen si një zyrtarë karriere ku nuk është akuzuar asnjëherë për shkelje të ligjit.  Kandidimi i tij për kryetar bashkie në Librazhd dhe vullneti që ai ka për të punuar në këtë zonë, do të ndryshojë krejtësisht zonat të cilat kanë nevoje për ndërhyrje.

Më datën 14 maj do të jetë vota e qytetareve të Librazhdit e cila do të përzgjedh kandidatin e duhur për ketë qytet!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here