Home AKTUALITET Masakroi familjen shqiptare në Greqi, greku: Nuk e mbaj mend pse i...

Masakroi familjen shqiptare në Greqi, greku: Nuk e mbaj mend pse i vrava fëmijët

1095
0

Para pak ditësh policia greke vuri në pranga një 61-vjeçar me inicialet Dh. B., prind i dy fëmijëve, teksa akuzohet se është autori kryesor i masakrimit të familjes shqiptare Kloci. Greku vrau Armando Klocin dhe Marija Dosku burrë dhe grua dhe dy fëmijët e mitur të çiftit, Ngjarja tragjike ndodhi në Andravida të Greqisë. Greku 61-vjeçar me inicialet Dh. B., prind i dy fëmijëve, pronar i banesës ku jetonte çifti shqiptar dhe fëmijët e tyre masakroi familjen shqiptare pasi nuk kishin paguar borxhin e qirasë.

Pas marrjes në pyetje, greku autor i dyshuar i vrasjes së familjes shqiptare ka pohuar krimin makabër. Ai tha për oficeret e policisë, se kishte vrarë me armë dy prindërit si fillim, dhe më pas kishte mbytur dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç. Ndërkohë sipas mediave greke 61-vjeçari ka thënë në polici që kishte shkuar te banesa e familjes Kloci për të ushqyer qenin, por më pas u përlesh me ta.

Nuk u ktheva në shtëpi për të kërkuar paratë, por për t’i dhënë ushqim dhe ujë qenit tim”, është shprehur ai, duke pretenduar se ishte telefonuar nga nëna e tij që banonte një kat më sipër familjes shqiptare, e cila i ishte ankuar se po i shkaktonin probleme.

Autori i krimit:

Shkova në shtëpinë e tyre dhe u konfliktuam. Gjatë sherrit ishim në dhomën e tyre të gjumit. Aty i qëllova. Ata i kishin mbyllur uji dhe kishin fikur energjinë për nënë time të moshuar, e kishin lënë në errësirë. Atë ditë më mori duke qarë dhe më tha që ia kishin fikur dritat sërish. I telefonova dhe u përpoqa të normalizoja situatën. Por 32-vjeçari Armando Kloci më sulmoi verbalisht. Pastaj shkova të flisja nga afër. Konflikti verbal u kthye në përplasje mes të treve. Gjatë përleshjes ishin në dhomën e tyre të gjumit, i hodha në krevat dhe i qëllova

I pyetur se përse vrau dhe fëmijët e cciftit 61-vjeçari i cili ishte pronari i banesës ku qëndronte me qira familja shqiptare nuk ka treguar arsyen, ndërsa është shprehur se “nuk e mban mend” çfarë ka ndodhur me fëmijët. Nga ekspertiza mjekoligjore u konstatua se vrasësi kishte vrarë çiftin me silenciator, pasi asnjë nga fqinjët e tyre nuk kishte dëgjuar të shtëna me armë. Ai ka përdorur silenciator edhe për të vrarë qentë e shtëpisë, përpara se sa të hynte në banesë dhe të ekzekutojë familjen shqiptare. Mësohet se fëmijët e mitur janë mbytur nga greku pasi ai i mbylli me duart hundën dhe gojën.

Masakroi familjen shqiptare në Greqi, pronari grek: Ushqeva qenin tim, nuk e mbaj mend pse i vrava fëmijët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here