Home Bota Me fytyrën e enjtur dhe duart që i dridhen, dyshohet se Putin...

Me fytyrën e enjtur dhe duart që i dridhen, dyshohet se Putin është i sëmurë

1001
0

Vladimir Putin është në qendër të vëmendjes së mediave ditën e sotme pas pamjeve të publikuara gjatë një takimi të tij me ministrin e mbrojtjes. Në pamjet që po bëjnë xhiron e mediave, Putin duket shumë i fryrë në fytyrë dhe dorën e mban gjatë gjithë kohës te cepi i tavolinës. Ky takim i Putin vjen pasi Rusia ka deklaruar se ka ‘çliruar’ qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit , ndërsa ai urdhëroi Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu të mbyllte të gjitha rrugët për të dalë nga fabrika e çelikut Azovstal ku janë strehuar ukrainasit.

Qëndrimi i dobët i Putinit dhe fytyra dhe qafa e tij në dukje e fryrë ndezën spekulime për shëndetin e liderit rus, i cili thuhet se nuk ka qenë mirë që nga pushtimi i tij në Ukrainë. Profesor Erik Bucy, një ekspert i gjuhës së trupit nga Universiteti Teknik i Teksasit, duke analizuar qëndrimin e Putin tha:

Është një Putin jashtëzakonisht i dobët në krahasim me njeriun që kemi vëzhguar edhe disa vjet më parë. Një president i aftë nuk do të kishte nevojë ta mbante dorën gjatë gjithë kohës te tavolina. Ky nuk është një portret i një Putini të shëndetshëm, por një portret që shfaqet gjithnjë e më i dobët dhe mezi në gjendje të mbajë veten drejt në një tryezë të vogël konferencash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here