Home Kryesore Meksikani thyen heshtjen: “Arbitrat e ndihmuan, e munda Markun para syve të...

Meksikani thyen heshtjen: “Arbitrat e ndihmuan, e munda Markun para syve të gjithë botës”

6854
0

Para pak ditësh, në Tiranë u zhvillua dueli i shumëpritur mes meksikanit Miguel Parra Ramirez dhe shqiptarit Florian Marku. Ky i fundit arriti të fitonte me pikë edhe pse në një moment kundërshtari meksikan e rrëzoi në tapet.

Ishte raundi i 8-të ai që shkaktoi shumë polemika pasi arbitrat e mbyllën 10 sekonda përpara këtë duel. Në këtë duel, Marku dukej sikur e kishte humbur ndeshjen por gjyqtarët vendosën të mbyllin duelin dhe të vazhdojnë një të ri.

Meksikani Miguel Parra Ramirez duke folur për mediat ka treguar të pathënat e këtij dueli. Sipas tij ai është fitues i këtij dueli para syve të botës, pasi arbitrat ndihmuan Markun.

Për mua ishte shumë spektakolare të isha në Shqipëri, një vend që ishte shumë miqësor dhe i bukur në përgjithësi. Kur u futa në ring ishte emocion, një skenë a e madhe dhe një shtëpi e mbushur plot, e mrekullueshme. Nuk kam ndierë fare frikë, ndryshe nuk do të isha në boks. Sigurisht që frika ekziston dhe është një gjë e mirë që të mban ty të vëmendshëm dhe të përgatitur për atë që mund të vijë, por unë zgjedh që të jem gati dhe të bëj atë që dashuroj më tepër, që shijoj më tepër.

Të gjithë e dinë se unë e fitova ndeshjen me Florian Markun, përpara syve të gjithë botës, përpara njohësve të boksit dhe ata që nuk e njohin fare boksin, të gjithë më panë mua si fitues, pavarësisht atij vendimi të jurisë dhe gjyqtarëve. Ishte një fitore e qartë për mua, arbitrat e ndihmuan.

Ndërkohë kur u pyet për mbylljen e parakohshme të raundit të 8, kur Florian Marku u hodh në tokë, Miguel Parra Ramirez tha:

Është diçka që unë nuk e di si ta shpjegoj, nuk e kuptoj. (Qesh) Ndoshta arbitrat po përpiqeshin që ta mbronin nga “KO”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here