Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi ditën e sotme Shqipërinë ku zhvilloi takim me kryeministrin Edi Rama po ashtu edhe me liderë të Ballkanit Perëndimor.
Këshilltarja e kryeministrit Rama, Odeta Barbullushi, e ftuar në emisionin “Log” e quajti një vizitë të suksesshme, duke theksuar edhe mesazhet që përcolli kancelarja gjermane.
“Ishte një vizitë e suksesshme, lamtumirë në të njëjtën kohë, dita e fundit në rajon në pozicionin e kancelares. Kjo axhendë nënvizon një mesazh politik, dhe i pari që dha ishte që Ballkani Perëndimor do mbetet i rëndësishëm për politikën gjermane, perspektiva e integrimit mbetet në vëmendjen e Gjermanisë dhe ashtu për të vlerësuar arritjet e procesit të Berlinit, që është pjesë e angazhimit të saj.
Mesazhi i tretë që ajo ka dhënë ishte rëndësia që këto vende kanë për bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë. Vlerësoi reformën në drejtësi. Është shumë e rëndësishme që ta vlerësojmë procesin e Berlinit kundrejt tre qëllimeve që ka pasur; përgatitja e këtyre vendeve për integrimin në BE, e dyta ndërlidhja, forcimi mes vetë vendeve të Ballkanit, rajonit dhe pjesës tjetër të Europës dhe ngushtimi i hendekut zhvillimor dhe krijimi i një klime pozitive mes vendeve” u shpreh ajo në Log.