Gjykata e Apelit ka dënuar me 18 vite burg, Nevaldo Hajdarajn, ish-efektivin e policisë që qëlloi për vdekje të riun, Klodian Rasha, pasi ky i fundit kishte dalë pas orës policore.
Hajdaraj përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 12 vite burg.
Në seancë ka qenë edhe babai i Klodianit, Qazim Rasha. Ai ka thënë për mediat se kërkon vetëm drejtësi, asgjë më shumë.