Home POLITIKE Meta tregon për herë të parë si e priti vendimin e “Kushtetueses”

Meta tregon për herë të parë si e priti vendimin e “Kushtetueses”

278
0

Presidenti Ilir Meta ka treguar për herë të parë se si e ka pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të mos e shkarkonte dhe të hidhte poshtë vendimin e Kuvendit.

Ai tha në emisionin “Dekalog” se nuk ka pasur asnjë lloj emocioni që kur ka nisur kjo çështje, pasi e ka ditur fundi, sepse nuk ka shkelur asnjë ligj.

“Unë nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për këtë çështje që kur ka nisur, dhe kam pritur që kjo të zgjidhej që në 9 shtator, kur ishte mandati i legjislaturës së kalur, për të mos ia transmetuar një Parlamenti të ri. Fundin e kësaj çështje unë e kam ditur, pasi s’kam bërë asnjë shkelje të Kushtetutës apo ligjit. Ky ka qenë proces politik dhe një mjet shantazhi, por edhe një shkarkim në shenjë hakmarrje për atë qëndresë që Presidenti ka mbajtur në këto vite”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here