Home Bota Miliarderi rus ofron 1 milionë dollarë për “KOKËN E PUTINIT”: Është kriminel...

Miliarderi rus ofron 1 milionë dollarë për “KOKËN E PUTINIT”: Është kriminel lufte

915
0

Një shpërblim prej 1,000,000 dollarësh për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin iu ofrua oficerëve ushtarakë nga sipërmarrësi rus Alex Konanykhin. Ai tha përmes një postimi në Linkedin se Putini është një kriminel lufte i cili erdhi në pushtet duke eliminuar zgjedhjet e lira dhe duke vrarë kundërshtarët e tij.

“Unë premtoj t’i paguaj 1,000,000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare. Putini nuk është presidenti rus pasi ai erdhi në pushtet si rezultat i një operacioni special të hedhjes në erë të ndërtesave të banimit në Rusi, më pas shkeli Kushtetutën duke eliminuar zgjedhjet e lira dhe duke vrarë kundërshtarët e tij”, shkroi Alex Konanykhin në Linkedin.

“Unë do të vazhdoj të ndihmoj Ukrainën në përpjekjet e saj heroike për t’i bërë ballë sulmit të Ordës së Putinit,” shtoi biznesmeni. Orda është fjala ruse për “hordhi”, një bandë grabitqare, grabitëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here