Teksa Rusia ka nisur të bombardojë qytetet e Ukrainës, një zëdhënës i ministrit të Mbrojtjes rus, ka thënë se ata thjesht po mbrohen pasi është Ukraina ajo që po i sulmon.
Në reagimin e transmetuar nga RT, media e Putin, qytetarët nuk janë përmbajtur në komente ndaj cinizmit dhe hipokrizisë së qeverisë ruse.
Igor Konashenkov, një zëdhënës kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, tha se ata “nuk po kryenin asnjë sulm me raketë, aviacion dhe artileri në qytetet e Ukrainës”, duke shtuar se “Forcat e armatosura ukrainase po vazhdojnë të bombardojnë qytetet e #Donbass.’
Konashenkov ishte i prirur të tregonte se forcat ruse po veprojnë në mënyrë mbrojtëse, “duke çaktivizuar vetëm infrastrukturën #ushtarake, objektet e mbrojtjes ajrore, aeroportet ushtarake dhe avionët e forcave të armatosura të Ukrainës” dhe “duke mos kërcënuar popullsinë civile”.