Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Fëmijëve, Bora Muzhaqi është pyetur në lidhje me rritjen e çmimeve të konsumit dhe po ashtu naftës, çmimi i së cilës ka shkuar në stratosferë.
Bora Muzhaqi duke folur lidhur me naftën që duket se ka impaktin më të madh në xhepin e konsumatorëve, tha se është e detyruar të shkojë me makinë në punë, duke qenë se mban postin e ministres.
“Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vij edhe në këmbë”-është shprehur ministrja.