Home Kryesore Ministrja e Ramës harron fjalimin: Edhe njëherë! E nisim nga fillimi

Ministrja e Ramës harron fjalimin: Edhe njëherë! E nisim nga fillimi

630
0

Provoi përsëri, duke kërkuar ndjesë nga kolegët, duke përsëritur: Edhe njëherë! Sapo e mori dorën u ngatërrua sërish, duke përdorur fjalën “superfusi” në vend të “superfuqi”.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka dalë keq duke e mësuar përmendësh fjalimin e saj në Kuvend. Teksa fliste për krizën ekonomike në vend, Krifca harroi tekstin dhe kërkoi disa herë falje, duke u munduar që ta kalonte me të qeshur. Provoi përsëri, duke kërkuar ndjesë nga kolegët, duke përsëritur: Edhe njëherë! Sapo e mori dorën u ngatërrua sërish, duke përdorur fjalën “superfusi” ne vend te “superfuqi”.

“Është e rëndë në fakt të thuash që kjo luftë nuk vjen për shkak të…q edhe njëherë, ndjesë. Është e rëndë të thuash në fakt që kjo krizë çmimesh me të cilën ne sot po përballemi, nuk vjen në fakt për efekt të luftës, me të cilën po përballen dy superfusi, superfuqi botërore, edhe të prodhimit bujqësor,”- tha Krifca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here