Home Kryesore Monika Kryemadhi tregon pse Edi Rama po e kërcënon SPAK-un

Monika Kryemadhi tregon pse Edi Rama po e kërcënon SPAK-un

617
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryeministri Edi rama po e sulmon SPAK-un për të mbrojtur kryebashkaikun e Tiranës, Erion Veliajn.

Sipas saj, Rama kërkon të mbrojë Veliajn për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Ajo thotë se firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj.

“Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016. Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta”, shkruan Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here