Home AKTUALITET Mrekulli në Kiev! Të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin nga jashtë, 23-vjeçarja...

Mrekulli në Kiev! Të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin nga jashtë, 23-vjeçarja sjell në jetë një vajzë (FOTO)

443
0

Teksa bombat e Vladimir Putin ranë mbi Kiev, mbrëmë një mrekulli e vogël u soll në jetë në mes të kaosit.

Ndërsa forcat pushtuese ruse bombarduan familjet e tmerruara, një 23-vjeçare kishte arsye të ishte ndoshta më e frikësuar se të tjerat. Ajo ishte në muajin e fundit të pritjes së ëmbël.

E reja ishte e fshehur në një strehë në qytet, ndërsa të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin nga jashtë. Pak para orës 20.30, Mia e vogël erdhi në jetë. Britmat e nënës ishin dëgjuar nga policia ukrainase, e cila kishte nxituar për të dhënë ndihmën e saj.

Mrekulli në Kiev! Të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin

Një oficer, Mykola Shlapak, tha se ata e ndihmuan të lindte vajzën e vogël dhe më pas thirri një ambulancë që i dërgoi më pas në spital. “Daily Mail” shkruan se nënë e bijë janë mirë.

Ardhja e saj në jetë u përshëndet si një mrekulli, pasi historia e saj bëri që një grua të deklaronte: “Lindja jote është shpresë në këtë kohë të mjerueshme”.

Fotografia e tyre e parë u cilësua si fener shprese në orët më të errëta të Ukrainës. Ndërkohë lajmin e bukur e ka dhënë Kryetarja e Konferencës së Demokracisë në Veprim, Hannah Hopko.

Mrekulli në Kiev! Të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin

“Mia lindi në strehë këtë natë, në mjedisin stresues nga bombardimet e Kievit. Mamaja e saj është e lumtur pas kësaj lindjeje sfiduese. Kur Putin vret ukrainasit, ne thërrasim nënat e Rusisë dhe Bjellorusisë për të protestuar kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Ne mbrojmë jetët dhe njerëzimin”, është shprehur Hopko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here