Home Bota NATO: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

NATO: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

768
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar dje se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite. Edhe pse Rusia tani po përqendron sulmin e saj në Ukrainën lindore, NATO-ja nuk ka parë asnjë tregues se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin për të kontrolluar të gjithë vendin ka ndryshuar, tha para gazetarëve, Stoltenberg.

“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe gjithashtu për të rishkruar rendin ndërkombëtar, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë.

Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se kjo mund të zgjasë për një kohë të gjatë, për shumë muaj apo edhe vite”- deklaroi Stoltenberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here