Home AKTUALITET Ndërroi tre kostume firmato në Ukrainë, Spiropali thotë se i kishte planifikuar...

Ndërroi tre kostume firmato në Ukrainë, Spiropali thotë se i kishte planifikuar 10 ditë para

1093
0

Në një intervistë për mediat, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka rrëfyer përjetimet emocionale gjatë vizitës në Ukrainë me Fugën dhe Edi Ramën.

Ajo është shprehur se është ndjerë tejet keq teksa ka parë rrënojat ndërkohë që i shkelte ato e veshur me tre kostume të ndryshme firmato.

Çfarë ndjesie të krijonte?

Spiropali: Ndjesinë më të keqe të mundshme. Periferitë e Kievit janë shumtë të gjalla dhe aty ishte, situata emocionale rëndohet.

Spiropali ka shtuar se e kishin planifikuar vizitën atje 10 ditë para dhe ka patur kohë të zgjidhte ngjyrat e kostumeve, mes tyre blunë diplomatik dhe dy të hirtët e tjerë që shkonin me rrënojat dhe filtrin e thellë editues në kamerat 8000€ të propagandës rilindase.

A ishte kjo vizitë e planifikuar?

Spiropali: Patjetër që ishte i planifikuar, jo për një kohë të gjatë. Po diskutohej prej 10 ditësh. Për arsye sigurie të tyre dhe tonat, nuk mund të bëhej publike dhe itinerari nuk mund të ishte në media. Gjithashtu edhe konferenca për shtyp nuk mund të ishte ‘live’ aty por u dha pak më vonë për arsye sigurie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here